Jordan Henderson ka zbuluar eksperiencën e tij për përballjen e parë kundër Lionel Messit.
Barcelona e kishte mposhtur në sezonin e kaluar Liverpoolin 3-0 në përballjen e parë të Ligës së Kampionëve, derisa ylli argjentinas kishte shënuar një super-gol nga gjuajtja e lirë.
Por, ndeshja e dytë ishte tragjike për katalunasit, pasi the Reds e përmbysën rezultatin në 4-0, për të kalua në fazën tjetër.
Kapiteni i skuadrës angleze nuk kishte startuar në takimin e parë, derisa e kishte zëvendësuar Naby Keitan në pjesën e parë.
“Pasi u futa në fushë, duke zëvendësuar Naby Keitan që ishte lënduar, ishte hera e parë për mua që isha në një fushë me Lionel Messin”, ka thënë Henderson për Daily Mail.
“Nuk thoni ju me vete ‘Oh Zoti im – është ai’, por është e qartë se ai luan më shpejtë se sa kur e shikoni në TV. Ai është shumë i shpejtë”.
“Ai shënoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë, derisa Alisson nuk arriti të kapte atë. A e kam pyetur atë për fanellën? Jo. Asnjëherë nuk e kam bërë”:
“Roy Keane më tha mua kur isha te Sunderlandi se nëse pyet për fanellën e dikujt, ju jeni nën nivelin e tyre. Më pas e mora fanellën e Luis Suarezit, pasi kemi luajtur së bashku te Liverpooli”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/