Telegrafi

Arsyeja pse Lisa Marie Presley e urrente aktorin Tom Cruise

Lisa Marie Presley zbuloi disa vite para vdekjes së saj se ajo nuk kishte një marrëdhënie të mirë me Tom Cruisen, një nga aktorët më të lidhur me Scientology.

Vajza e Elvis Presley t e urrente aktorin, ose kështu tha ajo, gjithçka për shkak të fesë në të cilën ishin përfshirë.

Lisa Marie u bë pjesë e këtij grupi të fuqishëm kur ishte vetëm nëntë vjeçe. Ishte nëna e saj, Priscilla, e cila vendosi të bashkohej, gjoja e rekrutuar nga asistentja e John Travoltas, Sylvia ‘Spanky’ Taylor.

Lisa Marie Presley

Scientology ishte përpjekur tashmë të rekrutonte Elvisin, por ai gjithmonë pohoi se ata e donin atë për famën dhe paratë e tij, diçka që besonte edhe vajza e tij.

Lexo po ashtu Zbulohet shkaku i vdekjes së Lisa Marie Presley

Në fakt, Lisa Marie kritikoi ashpër Scientology në një intervistë me Tony Ortega, duke akuzuar udhëheqësin e fesë, David Miscavige, se ka përfituar nga pasuria e familjes së saj.

Lisa Marie Presley

“Unë e urrej Tomin. E takova 20 vjet më parë. Thashë se nuk dua të jem më kurrë në një dhomë me të”.

Përveç kësaj, ajo shpjegoi se si ata u përpoqën të rekrutonin familjen dhe miqtë e saj, siç ishte rasti me burrin e saj të dytë, Michael Jackson.

Çfarë është Scientology?

E themeluar në dhjetor 1953 nga shkrimtari i trillimeve shkencore, L. Ron Hubbard, Scientology është një nga fetë më të reja, por më të njohura në botë.

Besimet e Scientologëve nuk janë të njohura për publikun e gjerë dhe informacioni rreth fesë është shpesh kontradiktor.

E gjithë kjo kontrollohet nga autoriteti qendror i vendosur në kishën e Kalifornisë.

Megjithëse idealet e saj janë sekrete, anëtarët e saj më të famshëm nuk janë, siç është rasti i Tom Cruise, një nga më aktivët. /Telegrafi/

Tom Cruise