Site icon Telegrafi

Arsyeja pse Deontay Wilder ngurronte t’i propozojë partneres së tij

Deontay Wilder dhe Telli Swift (Foto: Getty Images)

Deontay Wilder është i fejuar me Telli Swift që nga viti 2018, mirëpo kampioni i boksit kishte hezituar t’i propozonte partneres së tij.

E fejuara e yllit amerikan është gjithmonë në mbështetje të tij sa herë që ka meçe të boksit, ndërsa natyrisht se është epiqendra e jetës private të kampionit.

Lexo po ashtu E fejuara e Wilder thotë se amerikani nuk e ndjek rregullin për të mos qenë intim para meçeve

Kush është e fejuara e Deontay Wilder

(Foto: Paras Griffin/Getty Images for Universal Pictures/Guliver)

Telli Swift, emri i vërtetë i të cilës është Shuntel, është një personalitet televiziv amerikan, aktore dhe modele. Ajo është më së shumti e njohur për rolin e saj në shoun real televiziv, “WAGS Atlanta”, të xhiruar në Georgia.

Swift ka lindur në Filipine dhe është rritur në Japoni para se të zhvendosej në Los Angeles. Ajo ka punuar si motër medicinale në emergjencë, ndërsa në të njëjtën kohë bënte rolin e modeles dhe konkurronte në spektakle bukurie.

Ajo ka një djalë, Kerron, nga një lidhje e mëparshme, ndërsa me Wilder ka një vajzë, Kaorii, të lindur në mars të vitit 2018. Deontay, nga ana tjetër, ka katër fëmijë nga martesa me Jessica Scales, me të cilën është ndarë në vitin 2017.

Pse ngurronte Wilder që t’i propozonte partneres së tij

(Foto: David Livingston/Getty Images/Guliver)

Në një episod të “WAGS Atlanta”, boksieri ka folur për hezitimin e tij për t’i propozonte Tellit. Ai ishte i shqetësuar se më vonë do të përfundonte me zemër të thyer.

“E dua atë femër. Ma ka rrëmbyer zemrën. Është shpirti im, është shoqja ime më e mirë. Edhe pse e di se kam një femër të vërtetë dhe dua deri në vdekje, e di se mund t’i jap gjithçka një personi dhe në fund të zhgënjehem”.

“Mirëpo, sigurisht se nuk kam diçka kundër për këtë çështje, sepse siç thashë, e kam gjetur shoqen time më të mirë”, kishte thënë Wilder në shoun real televiziv.

Deontay dhe Swift për herë të parë u takuan në një aeroport në Los Angeles në vitin 2015 dhe kishin nisur të bisedonin në rrjetet sociale. Pjesa tjetër është histori.

Edhe pse kishte frikë që të mos lëndohej emocionalisht, në vitin 2018, Wilder vendosi t’i propozonte të fejuarës së tij dhe në një të ardhme pritet që ata të martohen. /Telegrafi/

(Foto: Greg Doherty/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version