Nga mediume të shumta është raportuar se Chelsea po mbyll emërimin e Enzo Marescas në postin e trajnerit.
Ish-mesfushori duket si një strateg premtues dhe bëri që Leicester të promovohej në Ligën Premier në përpjekjen e parë.
Megjithatë, njohuritë e tij taktike dhe aftësia për të dhënë rezultate mund të mos jenë arsyeja e vërtetë pse Blutë duan ta punësojnë atë.
Duke folur për betejat për pushtet dhe transferimet e dështuara të dimrit te Leicester në fillim të majit, italiani kishte thënë: “Jo, jo, nuk po kërkoj më shumë kontroll. Absolutisht jo. Unë kërkoj vetëm për të qenë në gjendje të bëj punën time për të cilën paguhem. Jo më shumë se kaq”.
Kjo është në kontrast të plotë me Mauricio Pochettinon që deklaroi publikisht se donte të kishte një rol më të madh në transferimet e Chelseat.
Javën e kaluar u raportua se Blutë janë në kërkim të një trajneri që do të ‘pranonte autoritetin e bordit’ – jo vetëm për sa i përket transferimeve, por edhe kur bëhet fjalë për stërvitjen në fushë.
Ndoshta Maresca i përshtatet profilit. /Telegrafi/