Alisson Becker ishte vendimtar në fitoren e Liverpoolit ndaj West Bromwich Albion duke shënuar golin e fitores në mbyllje të takimit.
Portieri i Redsave nuk i mbajti lotët pasi gjyqtari dha shenjë për përfundimin e sfidës që do i mban gjallë shpresat e ekipit të Jurgen Klopp për një vend të Ligën e Kampionëve.
Braziliani ka treguar për Sky Sports arsyen pse qau dhe kujt ia dedikoi golin e fitores.
“Në muajin e fundit jam shumë i ndjeshëm, për gjithçka që më ka ndodhur mua dhe familjes time”.
“Mirëpo, futbolli është jeta ime. Kam luajtur me babanë tim prej se jam në mend të mia. Shpresoj që ai të kishte qenë këtu për ta parë, jam i sigurt se ai po feston me Zotin në krah”, ka thënë 28-vjeçari.
Alisson's goal with Brazilian commentary is amazing. 😂 pic.twitter.com/WyA6eGbMU2
— Tim Bolton (@TimBolton01) May 16, 2021
Babai i Alisson humbi jetën para tre muajsh duke u mbytur në një liqen pranë rançit të tij në Brazil, ndërsa futbollisti nuk mori pjesë në varrimin e tij për shkak të kufizimeve si pasojë e pandemisë së coronavirusit. /Telegrafi/
"I hope he was there to see it with God on his side celebrating" 👏
"I don't know how to celebrate!" 😂
A fantastic interview with Alisson, who dedicates his sensational last-minute goal to his father who passed away earlier this year 🙌 pic.twitter.com/4w2HsbaO16
— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) May 16, 2021