Site icon Telegrafi

Arsovska sot do t’i publikoj emrat e drejtorëve të rinj të ndërmarrjeve publike

Kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, në konferencën e sotme për media pas inspektimit të aktiviteteve ndërtimore në rrugën “Dimo Haxhi Dimov” njoftoi se gjatë ditës do t’i shpallë emrat e drejtorëve të rinj të ndërmarrjeve publike.

“Procedura ka përfunduar, do të jeni të informuar siç duhet”, tha Arsovska në pyetjen e gazetarit se deri ku ka arritur procedura për emërimin e drejtorëve të rinj dhe se kur do të shpallen emrat e drejtorëve të rinj, tha se do të jetë së shpejti, gjatë ditës.

Një pjesë e madhe e ndërmarrjeve publike në Qytetin e Shkupit edhe në periudhën e kaluar kanë mbetur pa drejtorë, për shkak se drejtorët që ishin nga radhët e OBRM-PDUKM-së kanë lënë pozitat e tyre.

Së pari dorëheqjet e tyre kanë dorëzuar drejtorët e NP “Parkingu i Qytetit” Bojan Hristovski dhe të deponisë “Drizlla” Jane Micevski.

Pas kësaj dorëheqje kanë paraqitur edhe drejtori i NP “Rrugët” Boris Nastov, “Lajka” Voislav Dimitrovski dhe i NP “Parqet dhe Gjelbërimi” Angele Sotirovski.

Exit mobile version