Site icon Telegrafi

Arsovska shkarkohet nga funksioni kryetare e BNJVL-së

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska në votimin e sotëm është shkarkuar nga funksioni Kryetare e Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale.

Në komunikatën e Qytetit të Shkupit thuhet se në këtë mënyrë edhe një herë në vepër është dëshmuar koalicioni LSDM-OBRM-PDUKM, respektivisht shkarkimi është arritur me vota të bashkuara të Kryetarëve të Komunave nga radhët e LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së.

“LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së u pengojnë njerëzit që din t`u thonë “jo” korrupsionit dhe krimit, njerëz që interesin publik e vënë para interesit të  bizneseve në kreun e partive.

Njerëzit e njëjtë që janë më të merituarit për erozionin e shoqërisë maqedonase në të gjitha sferat nga sot marrin kontrollin ndaj asociacionit të vetëm të pavarur kombëtar dhe organizatës joprofitabile, ku në baza vullnetare marrin pjesë 80 komuna dhe Qyteti i Shkupit”, thuhet në reagimin e Qytetit të Shkupit.

Exit mobile version