Site icon Telegrafi

Arsovska: Për dekorimin e Qytetit të Shkupit ka pasur thirrje publike

Kryetarja Danella Arsovska thotë se dekorimi i Vitit të Ri është financuar përmes një thirrje publike, e cila është shpallur publikisht.

Lexo po ashtu PTHP: Nuk është hapur tender për dekorimin e Qytetit të Shkupit, Policia Financiare duhet të veprojë

“Kjo është thënë disa herë, është shpjeguar në detaje dhe është paraqitur në mënyrë transparente për publikun. Prandaj, çdo “lajm” tjetër është tentativë manipulimi, sensacionalizmi dhe spekulimi.

Dallimi, megjithatë, mes organizimit të sivjetshëm të dekorimit të qytetit dhe viteve të kaluara është se tani kemi 10 herë më pak shpenzime se ato që janë shpenzuar në dy dekadat e fundit, ndryshimi është se këtë vit paratë për këtë qëllim nuk janë marrë nga e njëjta kompani që ka marrë deri tani. Një kompani e afërt me Shillegovin që nxirrte para nga thesari i qytetit nga tenderët e shumtë. Për këtë, tashmë janë përgatitur aplikacionet e duhura.

Na vjen keq që edhe përkundër apeleve për raportim të saktë, të balancuar dhe të vërtetë, disa nga mediat ende janë duke punuar në agjendat politike të “politikanëve” të harruar”, tha Arsovska./Telegrafi/

Exit mobile version