Site icon Telegrafi

Arsovska në PE në Bruksel: Pushteti qendror po ndërhyn në punën e Komunave

Kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska mori pjesë në seancën plenare të 162-të të Parlamentit Evropian në Bruksel, me ç’rast theksoi se sfida më e madhe me të cilën ballafaqohen komunat në Maqedoninë e Veriut është ndërhyrja e politikës dhe pushtetit qendror në funksionimin e vetëqeverisjes lokale.

Arsovska tha se vetëqeverisjet lokalë janë të varura nga struktura të larta të pushtetit qerndor, ndaj veprimi I pavaruar i komunave është në pikëpyetje.

“Sfidat kryesore me të cilat përballet pushteti vendor janë ndërhyrja politike në punën e tyre dhe përpjekjet për të ndikuar në pavarësinë dhe integritetin e institucioneve vendore nga pushteti qendror, si dhe burimet dhe kapacitetet e kufizuara financiare. Përpjekjet e vazhdueshme për të avancuar decentralizimin, përmirësimin e qeverisjes lokale dhe inkurajimin e bashkëpunimit ndëretnik do të jenë thelbësore për ndërtimin e një shoqërie të qëndrueshme, demokratike dhe të begatë që do të jetë në përputhje me vlerat dhe standardet e BE-së. Pushteti lokal në Maqedoni është pjesë integrale e procesit të integrimit të vendit në BE dhe kornizës së përgjithshme qeverisëse. Autoritetet lokale mund të kontribuojnë ndjeshëm në aspiratat e anëtarësimit në BE, gjë që kërkon forcimin e institucioneve vendore, promovimin e angazhimit qytetar dhe adresimin e nevojave unike në nivel lokal”, tha Arsovska.

 

Exit mobile version