Site icon Telegrafi

Arsovska arsyeton largimin e 33 punëtorëve nga puna: Nuk i kanë kryer obligimet e përcaktuara

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska sot ka folur përpara gazetarëve, me ç’rast është sqaruar edhe për rastin e djeshëm ku u shkarkuan nga detyra 33 persona, punëtorë në “Higjienën Komunale” – Shkup.

Arsovska arsyetoj shkarkimet e tyre nga detyra duke thënë se të njejtët nuk kanë respektuar detyrimet.

“Menaxhmenti nuk ka qenë i kënaqur me punën e tyre, ndaj ky është fakti pse nuk u janë vazhduar kontratat. Bëhet fjalë për persona të cilët nuk i kanë kryer obligimet e punës, e shumica prej tyre as nuk janë paraqitur në vendin e punës”, deklaroi Arsovska.

“Nëse dikush mendon se këto persona duhet përkrahur që të mos shkojnë në punë të mos kryejnë detyrat e tyre, të sillen në mënyrë se si janë sjellur deri tani, këtë duhet ta thonë me zë. Ne mandatin tonë e kemi marrë që qytetarëve tu ofrohen shërbimet më të mira dhe gjatë kësaj të mos ketë shpenzime joproduktive nga persona që nuk e kryejnë detyrën e vet”, përfundoi Arsovska.

Në mes tjerash ajo theksoi se të gjithë institucionet duhet të fillojnë të realizojnë reforma, siç po bëhen në Higjienën Komunale.

Exit mobile version