Site icon Telegrafi

Arsenalit iu refuzua një ofertë prej 45 milionë eurosh për top sulmuesin e Ligës Premier

Arsenali raportohet se kishte bërë një ofertë befasuese prej 45 milionë eurosh për një sulmues të Ligës Premier, por e cila është refuzuar.

Pasi shitën Eddie Nketiah tek Crystal Palace në verë, ‘Topçinjtë’ nuk kanë një sulmues qendre në ekip me Kai Havertz i cili zakonisht luan në mes në formacionin e preferuar të Mikel Artetas.

Por tashmë ka qenë e qartë për disa kohë se Arsenalit i mungon një sulmues ‘vdekjeprurës’ pasi vetëm transferimi i një lojtari të tillë mund ta bëjë diferencën për ta në Ligën Premier.

Tani sipas raportimeve të fundit është bërë me dije se Arsenali ka bërë ofertë për njërin nga sulmuesit më në formë në Angli për momentin.

E përditshmja kolumbiane Antena 2, ka pretenduar se Arsenali ka bërë një ofertë për sulmuesin Jhon Duran të Aston Villas.

Duran, i cili është ende 20-vjeçar, ka shënuar tetë gola për Villan në të gjitha garat dhe ka dëshmuar të jetë një super opsion nga banka rezervë kur është nevoja.

Ai shënoi golin e fitores në Ligën e Kampionëve ndaj Bayern Munichut dhe vlera e tij në treg po vazdhon të rritet.

Ish-sulmuesi i Chigaco Fire ishte lidhur me një transferim të mundshëm tek West Hami në verë, por ai qëndroi tek Villla.

Klubi anglez e vlerëson shumë lart atë dhe raporti shton se ata e refuzuan menjëherë ofertën e Arsenalit.

Së fundmi Duran ka nënshkruar një kontratë të re deri në vitin 2030 dhe ani pse Villa nuk e dëshiron shitjen e tij, është lënë të besohet se i kanë vënë një çmim prej 70 milionë eurosh kartonit të tij./Telegrafi/

Exit mobile version