Telegrafi

Arsenali zbulon shifrat e transferimit dhe të pagës marramendëse të Xhakës

Granit Xhaka është zyrtarizuar si lojtar i Arsenalit, ndërsa ky transferim i ka kushtuar skuadrës londineze 35 milionë funte (46 milionë euro).

Mesfushori shqiptar ka nënshkruar për pesë vite me Arsenalin, ndërsa ka kaluar nga Borussia Monchengladbach.

Lojtari do të paguhet 145 mijë euro në javë që i bie diku mbi 7 milionë euro në vit.

Xhaka është larg futbollisti më i paguar shqiptarë i të gjitha kohërave. /Telegrafi/