Arsenali ka lëshuar nga duart fitoren dhe ka barazuar 1-1 ndeshjen në udhëtim te West Bromwich Albion.
Topçinjtë kanë vazhduar serinë pozitive në Ligën Premier, duke e quar në gjashtë ndeshje rekordin pa humbje, por kanë humbur dy pikë të vlefshme nga ky takim.
Pjesa e parë e takimit ishte e barabartë nga të dyja skuadrat, por asnjëra nuk arriti të gjej golin e epërsisë.
Rastin më të mirë në 45 minutat e parë e kishte Arsenali që rrezikoi me anë të Alex Iwobit (16′), i cili ishte i pafat pasi goditë shtyllën.
Në pjesën e dytë, skuadra e Arsene Wengerit rriti trysninë dhe rastet për të tentuar të gjejnë golin e parë në ndeshjes.
Megjithatë, edhe përkundër disa rasteve atë e gjetën vetëm në minutat e fundit, ku ishte Alexis Sanchez (83′), i cili shënoi nga goditja e dënimit për 1-0.
Por, epërsia e Arsenalit nuk zgjati shumë pasi ishte Jay Rodriguez, i cili shënoi nga pika e bardhë në minutën e 89-të dhe vulosi rezultatin përfundimtar 1-1.
Pas këtij barazimit, Arsenali vazhdon të mbetet në pozitën e pestë me 40 pikë, ndërsa WBA në vendin e 19 me 17 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, londinezët e presin rivalin lokal, Chelsea, ndërsa WBA-ja udhëton te West Hami. /Telegrafi/