Liverpooli është duke marshuar drejt titullit të kampionit, teksa këtë edicion në Ligën Premier ende nuk e di se çfarë është humbja.
The Reds synojnë ta rikthejnë titullin në Anfield, titull që nuk është shijuar që nga viti 1990.
Në 25 ndeshjet e para, Liverpool ka marrë 24 fitore dhe ka barazuar në një tjetër ndeshje, duke bërë që të gjithë të flasin për sukseset e skuadrës së drejtuar nga Klopp.
Por a do të mund ta fitoj titullin pa pësuar asnjë humbje në Ligën Premier këtë edicion? Kjo është pyetja që të gjithë po e bëjnë në Angli.
Këtë gjë e kishte bërë Arsenali i udhëhequr nga trajneri Arsene Wenger në edicionin 2003/2004.
Topçinjtë në atë kohë kishin marrë 26 fitore dhe kishin barazuar në 12 takime të tjera, duke u shpallur kampion me 90 pikë.
Tifozët e shumtë nëpër rrjete sociale po japin parashikimet e tyre se cila skuadër ka qenë më e mirë, ajo e Arsenalit apo kjo e sotmja e Liverpoolit.
Gjithsesi për këtë ka menduar Transfermarkt, që ka bërë një dizajn ku ka vënë përballë dy ekipet dhe trajnerët e tyre, Arsene Wenger e Jurgen Klopp. /Telegrafi/