Moussa Dembele ka përfunduar edhe në radarin e gjigantit anglez, Arsenalit.
Sulmuesi i Celticut po përjeton një sezon fenomenal në Skoci, duke shënuar shumë gola dhe duke bindur të gjithë për talentin e tij.
Ishte skuadra e Antonio Contes, Chelsea, që ishte afër transferimit të tij në fund të afatit kalimtar të janarit, por në fund dështoi marrëveshja.
Por, sipas Sunday Mirror, në verë do të jetë një ‘luftë’ për Dembelen në mes të ‘Bluve’ dhe Arsenalit, të cilët e duan në radhët e veta, përcjell Telegrafi.
Përveç dy gjigantëve londinez interesim për shërbimet e tij ka shprehur edhe Manchester City, teksa në rast transferimi, Celticu pritet t’i fitoj së paku 40 milionë funte. /Telegrafi/