Telegrafi

Arsenali vihet në kërkim të transferimit të parë të verës – bën ofertë zyrtare për yllin e Euro 2024

Arsenali raportohet se ka bërë ofertë zyrtare për njërin prej lojtarëve që ka kapur syrin në fazat e hershme të Euro 2024.

Mikel Arteta e përforcoi mirë ekipin verën e kaluar me transferimet e Declan Rice, Kai Havertz dhe David Raya të cilët luajtën një rol kyç në sezonin 2023/2024 në kërkim të titullit.

Fatkeqësisht për ta, “Topçinjtë” iu dorëzuan dominimit të Manchester Cityt të Pep Guardiolës të cilët siguruan për herë të katërt radhazi titullin e Ligës Premier.

Arsenali tani do të synojë që të sigurojë përforcime të tjera në afatin kalimtar veror, dhe tashmë raportohet se kanë identifikuar një lojtar që po shkëlqen në Kampionatin Evropian 2024.

Sipas gazetës turke Ajan Spor, Arsenali ka ofruar 16.9 milionë euro për të siguruar shërbimet e reprezentuesit turk Ferdi Kadioglu.

24-vjeçari shkëlqeu me paraqitjet e tij në Superligën e Turqisë për Fenerbahcen sezonin e kaluar, aty ku shënoi një gol dhe dhuroi katër asistime, ndërsa tani ka kapur vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane.

Kadioglu, i cili është në gjendje të operojë si mbrojtës i majtë, mbrojtës i djathtë ose në mesfushë, luajti 90 minuta në fitoren me rezultat 3-1 ndaj Gjeorgjisë të martën.

Lexo po ashtu Paul Merson emëron lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë të luajë në Ligën Premier

Sidoqoftë, gjiganti anglez do të përballet me konkurrencë nga Borussia Dortmund, të cilët gjithashtu janë të etur për të siguruar shërbimet e lojtarit.

Ekipi gjerman madje mund të ofrojë deri në 21 milionë euro për ta rrëzuar ofertën e Arsenalit, ndërsa Fenerbahce besohet se po kërkon të paktën 29 milionë euro për të ndarë rrugët me Kadioglun këtë verë.

West Ham United, Aston Villa, Tottenham, Liverpool, Manchester City dhe Wolverhampton Wanderers më herët ishin lidhur gjithashtu me një transferim të mundshëm të yllit të Fenerbahces./Telegrafi/