Telegrafi

Arsenali vazhdon të konsiderojë transferimin e Ruganit

Daniel Rugani është njëri nga objektivat kryesore të Arsenalit këtë verë.

Mbrojtësi i Juventusit, Daniele Rugani është thënë se mund të largohet nga klubi këtë afat kalimtar të verës, ndërsa ekipet e interesuara nuk mungojnë.

Sipas mediumit italian Corriere dello Sport, Arsenali po konsideron një marrëveshje dyvjeçare huazim me të drejt blerje për italianin.

Lexo po ashtu Emery e bën prioritet transferimin e Ruganit nga Juventusi

24- vjeçari italian bëri 15 paraqitje në Serie A sezonin e kaluar dhe është vendosur të largohet nga Juve pas ardhjes së madhe të Matthijs de Ligt.

Arsenali nuk ka mbrojtës mjaftueshëm dhe kualitativ në skuadër, me Laurent Koscielny që po shtyn për një largim. /Telegrafi/