Site icon Telegrafi

Arsenali vazhdon bisedimet për Torreiran

Lucas Torreira (Getty Images)

Arsenal po vazhdon negociatat e tyre me Sampdorian për mesfushorin uruguaian, Lucas Torreira, i cili ka një klauzolë lirimi prej 25 milionë eurosh.

Mesfushori 22-vjeçar uruguaian ka befasuar të gjithë me nivelin e treguar në Serie A me Sampdoria, duke tërhequr vëmendjen e skuadrave të mëdha.

Italianët e Interit dhe gjithashtu ata të Napolit janë vënë pas Torreira, por ata duket se janë ngatërruar me kërkesat e tij të pagës.

Lexo po ashtu Interi mendon për Torreiran

Kështu, gjiganti i Ligës Premier, Arsenali dëshiron të shfrytëzoj situatën dhe të rrëmbej mesfushorin e talentuar.

Torreira njihet për agresivitetin dhe eksplozivitetin në mesfushë (Getty Images)

Sipas mediumit Sky Sport Italia, Topçinjtë janë në bisedime me Sampdorian dhe shpresojnë të arrijnë një marrëveshje që mund të bëjnë pagesën gjatë disa viteve.

Me këtë mundësi dhe interes, ky transferim do të kushtonte deri në 30 milionë euro.

Lexo po ashtu Klauzolat më të mëdha në Serie A, komandon Icardi

Megjithatë, Topçinjtë ende duhet të bien dakord me kushtet personale të Torreiras.

Kjo mendohet të jetë pika më e vështirë, pasi Napoli ka deklaruar  se bisedimet me agjentin e tij janë të vështira. /Telegrafi/

Exit mobile version