Willian do të largohet nga Chelsea pas shtatë viteve qëndrim në Stamford Bridges.
Sulmuesit brazilian i skadon kontrata me Chelsean dhe palët nuk janë marrë vesh për vazhdimin e saj.
Shumë skuadra të mëdha kanë shfaqur interesim për anësorin, por dëshira e tij e vetme është të qëndroj në Ligën Premier.
The Sun ka raportuar se Arsenali ka bërë përparime në bisedime me agjentin e lojtarit dhe është pranë transferimit të tij.
Ofertat nga Juventus, Barcelona apo PSG do të bien poshtë dhe braziliani i ka dhënë përparësi skuadrave angleze.
Arsenal, West Ham United, Newcastle United, Liverpool dhe Tottenham Hotspur janë skuadrat angleze që po duan transferimin e Willianit.
Topçinjtë megjithatë shihen si skuadra favorite pasi i kanë garantuar atij se do të jetë pjesë e formacionit bazë dhe do të bazohen më shumë në të.
Nga ana tjetër Arsenal i ka ofruar brazilianit kontratë tri vjeçare me pagë rreth pesë milionë euro në sezon. /Telegrafi/