Ferran Torres është bashkuar me Barcelonën gjatë afatit kalimtar të janarit nga Manchester City.
Sulmuesi spanjoll ishte dëshira kryesore e Xavi Hernandez, por ai ka mundur të largohet qysh në afatin kalimtar veror nga Camp Nou.
Ka qenë Arsenali që ka tentuar transferimin e spanjollit gjatë afatit kalimtar veror.
Madje skuadra londineze kishte bërë një ofertë ditën e fundit të transferimeve, ofertë që ishte refuzuar nga katalunasit.
El Nacional ka raportuar se Topçinjtë kishin ofruar 30 milionë euro për reprezentuesin spanjoll, por ishte trajneri Xavi Hernandez që ka bllokuar largimin e tij nga Camp Nou.
22-vjeçari këtë edicion ka luajtur në vetëm tri takime dhe në të gjitha si i inkuadruar nga banka rezervë duke mos shënuar ose asistuar. /Telegrafi/