Telegrafi

Arsenali thuhet se ka arritur marrëveshje për Odegaard

Martin Odegaard është në prag të bashkimit me klubin nga Liga Premier, Arsenali, në një marrëveshje huazimi deri në fund të sezonit.

Norvegjezi ka filluar vetëm pesë ndeshje për gjigantët spanjoll këtë sezon pasi u kthye nga një periudhë huazimi e suksesshme në Real Sociedad.

Odegaard lulëzoi nën menaxhimin e Imanol Alguacil, i cili shpresonte që mesfushori të qëndronte te baskët, por 22-vjeçari u tërhoq nga huazimi në fund të sezonit të kaluar me kërkesë të trajnerit Zinedine Zidane.

Lexo po ashtu Martin Odegaard ka kërkuar largimin nga Real Madridi

Mesfushori kreativ u pa si një lojtar që do të freskonte lojën e mesfushës nga Zidane, por mundësitë kanë qenë të pakta dhe lojtari pritet të largohet.

Raportet e mediave këtë javë sugjeruan që mesfushori ka kërkuar një lëvizje tjetër huazimi për të siguruar më shumë kohë në fushën e lojës.

Një rikthim te Sociedadi shihej si favorit për të ndodhur, por si duket lojtari preferon kalimin në kampionatin anglez.

Lexo po ashtu Arsenali nis bisedimet për transferimin e Odegaardit

Sipas mediumeve El Confidencial, El Diario dhe AS, Sociedadi ka humbur garën ndaj Arsenalit të Mikel Arteta në garën për të nënshkruar me Odegaard.

Këto mediume shtojnë se londinezët kanë rënë dakord me Real Madridin për një marrëveshje huazimi gjashtë-mujore në stadiumin Emirates. /Telegrafi/