Site icon Telegrafi

Arsenali tenton transferimin e Jimenez si zëvendësues të Aubameyang

Tashmë është e qartë se Pierre-Emerick Aubameyang e dëshiron largimin nga Arsenali në këtë afat kalimtar veror.

Sulmuesi gabonez nuk është i lumtur me qëllimet e klubit, andaj dëshiron të largohet nga The Gunners për një klub më të madh.

Sipas asaj që raporton Le10Sport, sulmuesi e dëshiron me ngulm kalimin te Barcelona, derisa edhe Arsenali po e mendon zëvendësuesin e tij.

Lexo po ashtu Aubameyang dëshiron të largohet nga Arsenali dhe të bashkohet me Barcelonën

Mediumi francez bën të ditur se Mikel Arteta e dëshiron transferimin e Raul Jimenez nga Wolverhampton Wandereres.

Lojtari është duke u kërkuar edhe nga një numër i madh i skuadrave evropiane si, Real Madridk, Manchester City, Juventus dhe Tottenham Hotspuri.

Në rast të dështimit të transferimit të Jimenez, skuadra londineze ka shikimin edhe nga Moussa Dembele, Memphis Depay e Allan Saint-Maximin. /Telegrafi/

Exit mobile version