Telegrafi

Arsenali tenton transferimin e Everton Soares

Everton Soares ka marrë vëmendjen e shumë klubeve evropiane, pas paraqitjeve të jashtëzakonshme me Brazilin në Kupën e Amerikës.

Sulmuesi brazilian ishte golashënuesi më i mirë në garën më të madhe në Amerikën Latine, pasi shënoi tri gola, për t’i ndihmuar kështu ‘Selecaon’ që ta fitojnë trofeun.

Forma e tij e mirë me kombëtaren braziliane, bëri që shumë skuadra të vihen pas tij, e që në mesin e tyre është edhe Arsenali.

Everton Soares (Foto: Lucas Uebel/Getty Images/Guliver)

Skuadra londineze thuhet se ka bërë lëvizjet e para për transferimin e sulmuesit 23-vjeçar nga Gremio.

Lexo po ashtu Everton flet për një largim të mundshëm nga Gremio: Dua të largohem, por edhe klubi duhet të fitojë nga shitja ime

Sipas Raio Grenal, Gunners do të dërgojnë një staf mjekësor në Brazil për t’i përfunduar testet mjekësore të anësorit brazilian.

Soares është aktualisht në pushime mëse të merituar, pas triumfit në Kupën e Amerikës, e që në ditët e ardhshme mund a kompletojë kalimin e tij në Emirates Stadium. Për lojtarin ka shfaqur interesim edhe Milani. /Telegrafi/