Everton Soares ka marrë vëmendjen e shumë klubeve evropiane, pas paraqitjeve të jashtëzakonshme me Brazilin në Kupën e Amerikës.
Sulmuesi brazilian ishte golashënuesi më i mirë në garën më të madhe në Amerikën Latine, pasi shënoi tri gola, për t’i ndihmuar kështu ‘Selecaon’ që ta fitojnë trofeun.
Forma e tij e mirë me kombëtaren braziliane, bëri që shumë skuadra të vihen pas tij, e që në mesin e tyre është edhe Arsenali.
Skuadra londineze thuhet se ka bërë lëvizjet e para për transferimin e sulmuesit 23-vjeçar nga Gremio.
Sipas Raio Grenal, Gunners do të dërgojnë një staf mjekësor në Brazil për t’i përfunduar testet mjekësore të anësorit brazilian.
Soares është aktualisht në pushime mëse të merituar, pas triumfit në Kupën e Amerikës, e që në ditët e ardhshme mund a kompletojë kalimin e tij në Emirates Stadium. Për lojtarin ka shfaqur interesim edhe Milani. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=ttW4XeK8OYQ