David Alaba vazhdon të mbetet një objektiv i Arsenalit për krahun e majtë të mbrojtjes.
Topçinjtë prej kohësh po e kërkojnë mbrojtësin austriak, i cili ka pranuar se është një tifozë i klubit londinez.
Por për të arritur deri tek Alaba, Arsenali duhet të sakrifikojë talentin e tyre të madh Bukayo Saka.
Ka qenë kërkesa e kampionëve në fuqi të Gjermanisë, Bayern Munich që Topçinjtë ta përfshijnë Sakan në ofertën për Alaban.
Austriaku vlerësohet rreth 70 milionë euro, por Bayerni do të lejonte largimin e tij në drejtim të Arsenalit për 35 milionë plus talentin anglez Saka.
Mbetet të shihet nëse klubi londinez do ta përfshijë në ofertën për Alaban xhevahirin e tyre, pasi Saka po vlerësohet si e ardhmja e futbollit anglez.
18-vjeçari këtë edicion ka luajtur në 30 ndeshje në të gjitha garat si mbrojtës i majtë ku ka shënuar tre gola dhe ka bërë nëntë asistime. /Telegrafi/