Telegrafi

Arsenali tenton edhe me një ofertë të re për Draxlerin

Julian Draxler (23) feiert ein weiteres Goal von PSG in Marseille

Julian Draxler duket se do të jetë lojtari më i kërkuar në ditët e fundit të afatit kalimtar veror.

Ylli gjerman nuk po kalon periudhë të mirë te PSG dhe mund të largohet nga klubi aktual.

Edhe pse agjenti i lojtarit ditë më parë deklaroi se Draxler do të mbetet në Paris, skuadrat e mëdha evropiane po tentojnë transferimin e tij.

Është gjiganti anglez, Arsenal që po insiston për transferimin e gjermanit në Londër.

E përditshmja franceze L’Equipe ka shkruar se ‘Topçinjtë’, kanë bërë një tjetër ofertë për Draxlerin.

Arsenal ka dërguar ofertë të lartë prej 50 milionë eurove për 23-vjeçarin.

Ish-anëtari i Wolfsburg dhe Schalke 04 po kërkohet me ngulm edhe nga gjiganti gjerman Borussia Dortmund. /Telegrafi/