Manuel Locatelli zgjodhi Juventusin para Arsenalin vitin e kaluar, por ende mund të bëjë një lëvizje për në Londër pasi ‘Topçinjtë’ thuhet se përgatiten të kthehen në aksion për mesfushorin italian.
24-vjeçari shkëlqeu me Italinë në sezonin e tyre të suksesshëm në Euro 2020 verën e kaluar dhe u lidh me një kalim në Arsenal ose Juventus, duke vendosur përfundimisht të shkojë me këtë të fundit.
Locatelli iu bashkua Zonjës së Vjetër në një marrëveshje huazimi dy-vjeçare me vlerë 25 milionë euro plus 12.5 milionë euro shtesë nga Sassuolo.
Gazetari i Calciomercato.com, Alessandro Di Gioia, shkruan se Arsenali nuk e ka harruar Locatellin pasi dështoi në nënshkrimin e tij vitin e kaluar dhe ata po planifikojnë të kthehen për mesfushorin e Juventusit në afatin e ardhshëm.
Locatelli ka vuajtur këtë sezon në Torino shkaku i dëmtimeve muskulore.
Massimiliano Allegri në anën tjetër kishte treguar se ka tre lojtarë që i mendon për mesfushës, duke e parë Locatellin si zëvendësues.
“Juve ishte menduar në një mënyrë tjetër, me Rabiot-Paredes-Pogba në mesfushë plus Locatelli si zëvendësues i parë”, kishte deklaruar trajneri./Telegrafi/