Telegrafi

Arsenali do të tentojë për Banegan edhe gjatë afatit kalimtar të verës

Lionel Messi vs Ever Banega (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Arsenali shfaqi interesim për Ever Banegan gjatë dy afateve të fundit kalimtar, por Topçinjtë nuk janë dorëzuar.

Argjentinasi ka punuar me trajnerin e klubit anglez për disa vite në të kaluarën, së pari te Valencia, pastaj edhe te Sevilla.

Bardhëkuqët besohet si i kanë vendosur një klauzolë largimi në vlerë 20 milionë euro dhe si pas Daily Mail këtë shifër është i gatshëm të paguajë klubi londinez.

Banega gjatë ndeshjes kundër Lazios në Ligën e Evropës (Foto: Marco Rosi/Getty Images/Guliver)

29-vjeçari ishte një nga lojtarët kryesor të Sevillas, teksa fituan dy herë Ligën e Evropës. Më pas kur Emery u largua për t’iu bashkuar Paris Saint Germainit, ai kaloi te Interi.

Banega nuk arriti të ambientohet me futbollin italian dhe kështu u rikthye te klubi Andaluzian.

Lexo po ashtu Arsenali rivalizon gjigantët evropianë për De Ligt

Raportohet se Emery e ka kontaktuar personalisht në telefon lojtarin për ta bindur, por detajet tjera priten të dalin në vazhdim.

Gjatë karrierës së tij lojtari është paraqitur në 65 ndeshje për Përfaqësuese e Argjentinës, ku ka arritur të shënojë gjashtë gola. /Telegrafi/