Gjiganti anglez, Arsenali ende po mban shënime për sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzema, i cili pëlqehet shumë në Emirates.
Real Madridi pritet të bëjë shumë ndryshime gjatë verës, ku shumë futbollistë, emra të mëdhenj, do të largohet nga Santiago Bernabeu.
Njëri nga ta padyshim se është edhe francezi Benzema, i cili së bashku me Bale janë dy nga lojtarët kryesorë që pritet të largohet.
Megjithatë, ofertat për ta nuk kanë munguar asnjëherë, sidomos nga skuadrat e mëdha angleze të Ligës Premier.
Sipas mediumit spanjoll Diario Gol, Arsenali është i gatshëm të ofrojë 40 milionë euro për sulmuesin e Real Madridit, Benzema.
Francezi 30-vjeçar ka kaluar një sezon të vështirë në Madrid dhe në raport thuhet se Sergio Ramos i ka thënë presidentit të klubit Florentino Perez të shesë sulmuesin.
Por, Perez po mban ende shpresa të fitojë 80 milionë euro në këmbim të sulmuesit, i cili mund të frenojë çdo marrëveshje potenciale.
Për Benzeman interesim kanë shprehur edhe Chelsea në Angli dhe Paris Saint-Germain në Francë. /Telegrafi/