Telegrafi

Arsenali të mposhtë konkurrencën për yllin e PSG-së

Arsenali është gati që ta largojë nga konkurrenca West Hamin në garën për Zlatan Ibrahimovicin.

Topçinjtë janë ndër klubet më të interesuara për shërbimet sulmuesit të Paris Saint-Germainit, të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit.

West Hami është klubi më i interesuar për 34-vjeçarin, mirëpo Daily Mail raporton se Arsenali do t’i bëjë ofertë më të mirë lojtarit.

Sipas gazetës, së shpejti do të nisin bisedimet ndërmjet dy palëve dhe Topçinjtë do ta tregojnë fuqinë e tyre për ta transferuar.

Në garë janë edhe dy gjigantët tjerë anglezë, Manchester United dhe Chelsea. /Telegrafi/