Portieri brazilian Neto pritet të largohet nga Barcelona pas një viti qëndrim në Camp Nou.
Drejtuesit e klubit kataluans nuk kanë mbetur të kënaqur nga braziliani dhe kanë vendosur ta nxjerrin në shitje.
30-vjeçari është paraqitur në vetëm katër ndeshje në të gjitha garat, duke mos bindur kampionët e Spanjës në këto ndeshje pasi ka pranuar shtatë gola.
Nga viti i ardhshëm Barça pritet ta marrë në ekipin e parë portierin Inaki Pena, si zëvendësues të gjermanit Marc-Andre Ter Stegen.
Arsenali është duke synuar transferimin e Netos nga Barcelona, pasi dëshiron një konkurrent të fortë për Bernd Lenon.
Barcelona e ka nxjerr në shitje brazilianin dhe për ta lënë të lirë kërkojnë së paku 20 milionë euro.
Kjo shumë nuk duket problem për Topçinjtë që duan transferimin e tij, por që duhet ta mposhtin konkurrencën e Romës që gjithashtu interesohet për Neton. /Telegrafi/