Telegrafi

Arsenali synon transferimin e Mohammed Kudus

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta dëshiron të shtojë një tjetër lojtar nga Ajax në skuadrën e tij këtë verë. Bëhet fjalë për Mohammed Kudus.

Topçinjtë kanë siguruar tashmë nënshkrimin e Jurrien Timber nga gjigantët holandez, por ky nuk pritet të jetë i fundit nga Amsterdami.

Megjithatë, Arteta tani po synon sulmuesin Mohammed Kudus si nënshkrimin e tij të katërt të verës.

Sipas mediumi Daily Mail, Kudus është ai që Arteta beson se mund të përfundojë rindërtimin e tij të vogël në klubin nga Emirates.

Çmimi i lojtarit vlerësohet të jetë 40 milionë euro dhe me një ofertë të kësaj shifre, Ajaxi do të bindej ta lironte 22-vjeçarin ganez.

Topçinjtë kanë siguruar tashmë Timber, Kai Havertz dhe Declan Rice për shuma të konsiderueshme parash që kanë kaluar 200 milionë euro.

Nën-kampionët e Ligës Premier duan të sigurojnë se mund të sfidojnë për titullin e ligës dhe trofeun e Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/