Site icon Telegrafi

Arsenali synon t’i blindojë yjet Saka dhe Martinelli

Klubi anglez, Arsenali po mendon t’i blindojë me kontrata të reja afatgjate dy talentët e mëdhenj të ekipit, Bukayo Saka dhe Gabriel Martinelli.

Topçinjtë janë duke e zhvilluar një sezon relativisht të mirë, teksa shihen si njëri nga klubet që mund të përfundoj në katërshe këtë sezon në Ligën Premier.

Sigurimi i Ligës së Kampionëve për sezonin e ardhshëm ka bërë që drejtuesit të mendojnë për ‘fytyrën’ e ekipit për sezonin e ri.

Lexo po ashtu Arsenali i vendosur për revolucion në verë, ka gati 215 milionë euro për transferimin e tre yjeve

Përveç disa transferimeve të mëdha që pritet të bëhen nga klubi nga Emirates, drejtuesit kanë menduar edhe për rinovimin e kontratave të disa prej yjeve.

Sipas faqes football.london, marrëveshjet e reja me Saka dhe Martinelli është një prioritet kryesor për drejtorin e Arsenalit, Edu.

Shpresa është që një përfundim në top katërshe për Topçinjtë në sezonin 2021/2022 do të bindë dy të rinj të qëndrojnë aty, të nënshkruajnë kontrata të reja dhe të injorojnë çdo interes që tregohet për ta. /Telegrafi/

Exit mobile version