Telegrafi

Arsenali synon ta rikthejë në Londër holandezin Malen

Donyell Malen konsiderohet si njëri nga sulmuesit më të talentuar holandez për momentin.

Talenti i PSV Eindhoven vite më parë ka qenë te Arsenali, por që anglezët nuk besuan në të.

Malen iu bashkua Arsenalit në 2015 nga akademia e Ajax dhe qëndroi në klub për dy vite para se të rikthehej te PSV.

Topçinjtë rrallë gabojnë me lojtarët e rinj, por Malen i iku nga dora pasi nuk besuan në të.

21-vjeçari tani po shkëlqen në Holandë dhe e ka nisur për mrekulli edicionin e ri.

Në shtatë ndeshjet e para, Malen ka shënuar pesë gola dhe ka bërë dy asistime me fanellën e PSV Eindhoven.

Mediat holandeze kanë raportuar se Arsenal është duke kërkuar rikthimin e tij në Londër.

Topçinjtë janë gati të shpenzojnë deri në 35 milionë funte për rikthimin e sulmuesit në ‘Emirates Stadium’. /Telegrafi/