Arsenali thuhet se po tenton të transferojë Chris Smallingun nga Manchester Unitedi në afatin kalimtar veror.
Mbrojtësi anglez është aktualisht në huazim te Roma nga Djajtë e Kuq deri në fund të këtij edicioni.
Edhe pse Giallorossët kanë të drejtën për të blerë kartonin e tij, The Gunners po tentojnë të bindin Manchester Unitedin në shitjen e lojtarit tek ta.
30-vjeçari po kalon nëpër një formë të lartë te Roma, derisa ka zgjuar interesimin edhe të klubeve tjera evropiane.
Skuadra italiane ka bërë të ditur se dëshiron të blejë kartonin e lojtarit, mirëpo po kërkon nga Unitedi që të ulë çmimin.
Manchester United po kërkon 30 milionë euro nga shitja e Smallingut, derisa Roma nuk ofronë më shumë se 15 milionë.
Nga kjo dilemë, Arsenali shpreson që të përfitojnë në transferimin e tij, gjersa edhe Milani po tenton t’i marrë shërbimet e mbrojtësit. /Telegrafi/