Ylli turk i Romës, Cengiz Under ka përfunduar në listën e lartë të dëshirave të Arsenalit.
Under është duke treguar vlerat e tij me Romën në sezonin e kaluar dhe këtë aktualin me paraqitje të mira.
Këto paraqitje të sulmuesit anësor turk kanë bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane të vihen pas shërbimeve të tij.
Sulmuesi turk ka përfunduar në listën e lartë të dëshirave të klubit anglez, Arsenalit.
Sipas mediumit italian Calciomercato, Arsenali është i bindur në cilësitë e turkut dhe do të hidhet me të gjitha forcat pas tij.
Megjithatë, Roma thuhet se po refuzon të shes Underin në janar dhe synon ta vazhdojë kontratën e tij.
Për anësorin sulmues interesim kanë shprehur edhe skuadrat tjera angleze si Liverpooli, Manchester City e Tottenhami.
Në Bundesliga, Under pëlqehet nga Bayern Munich, ndërsa mendohet se edhe Barcelona ka simpati për lojtarin. /Telegrafi/