Arsenali ka hyrë në betejën për mbrojtësin francez të Barcelonës, Samuel Umtiti.
Mediat e huaja kanë raportuar se skuadra spanjolle kërkon të krijojë hapësirë për lojtarin holandez, i cili mund të transferohet gjatë verës te balugranat, Matthijs de Ligt.
Zhvillimi ka bërë që Manchester United të ringjall interesimin e tyre për reprezentuesin e Francës, i cili po qëndron më tepër në bankën rezervë.
Megjithatë, Mundo Deportivo thotë se Arsenali tani ka bërë një lëvizje për Umtitin, ku është takuar edhe me drejtorin e dikurshëm të Barçës, Raul Sanllehi, i cili është edhe agjent i lojtarit.
Kujtojmë se Sanllehi ishte vendimtar edhe në kalimin e lojtarit te Barça nga Lyoni ndërsa do të ndikojë të kaloj te londinezët. /Telegrafi/