Arsenali ka nisur bisedimet me Real Madridin për transferimin e Toni Kroos në afatin kalimtar veror.
Dy klubet kanë raporte shumë të mira dhe Topçinjtë duan ta shfrytëzojnë këtë për të siguruar shërbimet e futbollistit gjerman.
Sipas Daily Mirror, përkundër interesimit të klubit anglez për Granit Xhakën, ata janë duke i shqyrtuar edhe opsionet tjera.
Kroos nuk është zgjedhja e parë e Arsenalit, por Arsene Wenger po e monitoron situatën e tij në Bernabeu. Lojtari kërkohet me ngulm nga Manchester Unitedin.
Gjermani i përshtatet jashtëzakonisht shumë lojës së Topçinjve, të cilën janë duke e ndjekur edhe Victor Wanyaman e Southamptonit. /Telegrafi/