Arsenali po mundohet t’i prish planet e rivalit lokal Tottenham Hotspur në tregun e transferimeve.
Derbi i Londrës është zhvendosur në afatin kalimtar, pasi dy skuadrat tanimë janë në fazën e përgatitjeve.
E krejt kjo për shkak të mesfushorit spanjoll Dani Ceballos që ka deklaruar se dëshiron të largohet nga Real Madridi.
The Mirror ka raportuar se Arsenali ka kaluar rivalët e tyre Spurs dhe janë në përparësi për të nënshkruar me spanjollin.
Topçinjtë janë të interesuar për huazimin e lojtarit me të drejtë blerje për 40 milionë funte.
22-vjeçari preferon kalimin te Arsenal para Spurs, pasi beson se tek Topçinjtë mund të arrijë më shumë në karrierë. /Telegrafi/