Site icon Telegrafi

Arsenali rivalizon Realin dhe Barçën për transferimin e Fekirit

Fekir dhe festa e tij në 'stilin Messi'

Gjiganti i Ligës Premier, Arsenali i është bashkuar skuadrave të mëdha evropiane në garën për të fituar shërbimet e yllit të Lyonit, Nabil Fekir.

Mesfushori me tipare sulmuese francez po befason të gjithë me rendimentin e tij në sezonin e fundit, sidomos këtë 2017-18.

Paraqitjet e mira me Lyonin, golat dhe asistimet e shumta kanë bërë që skuadrat më të mëdha të vihen pas shërbimeve të tij.

Zidane dëshiron Fekirin te Reali
Lexo po ashtu Zidane dëshiron Fekirin te Reali

Gjiganti spanjoll, Real Madridi e ka vendosur në radarin e tyre Fekirin, me trajnerin Zinedine Zidane që e do në skuadër.

Fekir është ylli dhe lideri i Lyonit (Getty Images)

Fekir gjithashtu është gjurmuar nga Barcelona këtë sezon si një alternativë ndaj yllit të Liverpoolit, Philippe Coutinho, nëse transferimi i tij në Camp Nou dështon.

Sipas mediumit spanjoll Don Balon, edhe gjiganti anglez, Arsenali është i interesuar për të nënshkruar me yllin francez.

Enigma që Barcelona kërkon ta zgjedh në dimër, apo më së largu në verë
Lexo po ashtu Enigma që Barcelona kërkon ta zgjedh në dimër, apo më së largu në verë

Arsenali po eksploron mundësinë e një marrëveshjeje gjatë janarit për Fekirin, i cili mund të zëvendësojë Alexis Sanchezi nëse ai do të shitet.

Në rastin e Realit, ata do të preferonin të prisnin deri në qershor për të bërë biznes me Lyonin, e cila mund të përfshinte edhe Mariano Diazin, me Zidanen e hapur për ri-nënshkrimin e ish-sulmuesit të Castillas. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=9RnQrNFldag

Exit mobile version