Telegrafi

Arsenali refuzon edhe ofertën e dytë të Aston Villas për Smith Rowe

(Foto: Instagram/emilesmithrowe)

Arsenali e ka refuzuar edhe ofertën e dytë nga Aston Villa për Emile Smith Rowe.

Topçinjtë refuzuan 25 milionë funte (29 milionë euro) për mesfushorin e ri para dy javësh dhe e bënë të qartë se nuk është në shitje.

Megjithatë, Aston Villa ka ardhur me ofertë të re prej 30 milionë funtesh (35 milionë euro) për futbollistin 20 vjeçar.

(Foto: Instagram/emilesmithrowe)

Porse, Arsenali e ka refuzuar sërish duke e përsëritur qëndrimin e klubit se lojtari anglez nuk është në shitje.

Produkti i Akademisë së Topçinjve ka edhe dy vite në kontratën e tij dhe tashmë po zhvillohen bisedime për rinovimin e saj. /Telegrafi/