Klubit anglez, Arsenalit thuhet se iu ofrua shansi për të nënshkruar me Mauro Icardin këtë verë nga Paris Saint-Germain, por ata refuzuan.
Sulmuesi argjentinas nuk është në favor të klubit nga Parisi, të cilët shpresojnë ta largojnë atë sa më shpejt të jetë e mundur.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Arsenali po kërkonte në treg për një sulmues më herët në afatin kalimtar të verës dhe Icardi iu propozua atyre.
Megjithatë, menaxheri Mikel Arteta vendosi të mos ndjekë një marrëveshje për Icardin.
Arsenali donte një sulmues më të fortë dhe u vendos përfundimisht për Gabriel Jesus të Manchester Cityt, i cili edhe u transferua në Emirates.
Ata morën njeriun e tyre, gjë që i dha fund çdo mundësie për të nënshkruar me ish-yllin e Interit. /Telegrafi/