Drejtori teknik i Arsenalit, Edu është i përgatitur të shohë tre sulmues të ekipit teksa largohen në vitin 2022.
Klubi londinez është gati të bëjë ndryshime për sezonin e ardhshëm, pasi është duke dashur të ndërtoj një skuadër konkurruese për shumë vite.
Sulmi është reparti që pritet të ndryshohet më shumë dhe drejtuesit e klubit kanë gati largimin e tre prej tyre.
Sipas faqes Football.London, Alexandre Lacazette është jashtë kontratës verën e ardhshme, ndërsa Pierre Emerick-Aubameyang mbush 33 vjeç në fund të sezonit dhe të dy pritet të largohen.
Sulmuesi i ri anglez, Eddie Nketiah, gjithashtu mund të largohet në kërkim të futbollit të rregullt në ekipin e parë diku tjetër.
I vetmi që pritet t’i shpëtoj fshesës së Topçinjve është braziliani i ri Gabriel Martinelli.
Drejtori teknik, Edu tashmë po krijon një listë të shkurtër të synimeve për të zëvendësuar potencialisht të tre të larguarit. /Telegrafi/