Site icon Telegrafi

Arsenali pritet të bëjë ofertë për Khediran

Sami Khedira duket se po e përfundon aventurën te Juventusi, pasi Maurizio Sarri nuk llogarit në shërbimet e mesfushorit gjerman.

Trajneri italian po mendon të bëjë një revolucion në mesfushën e Zonjës së Vjetër, derisa po tenton ta rikthejë Paul Pogban në Torino.

Nëse mesfushori francez kalon te Juventusi, atëherë 32-vjeçari Khedira do të largohet qysh në këtë afat kalimtar.

Sami Khedira në bankën rezervë (Foto: Lars Baron/Getty Images/Guliver)

Calciomercato raporton se torinezët janë të gatshëm të heqin dorë nga 31-vjeçari, derisa Arsenali po tenton t’i marrë shërbimet e tij në këtë verë.

Lexo po ashtu Sarri pritet ta largojë Khediran nga Juventus

Një rol kyç në transferimin e gjermanit në Emirates Stadium mund të luajë edhe bashkëkombësi i tij, Mesut Ozil, që pritet ta bindë të kalojë në Londër.

Khedira kishte vështirësi në sezonin 2018/2019, pasi kishte disa lëndime dhe probleme me zemër, por edhe nuk arriti ta mposhte konkurrencën e Emre Can dhe Rodrigo Bentancur. /Telegrafi/

Exit mobile version