Sipas raportimeve të fundit nga mediat ndërkombëtare, Arsenali është lidhur me një transferim të mundshëm të njërit prej lojtarëve kryesor të Liverpoolit.
Arsenal ishte lidhur me disa lojtarë të ndryshëm gjatë afatit kalimtar të janarit, duke përfshirë edhe Ollie Watkins.
Klubi londinez bëri një ofertë për sulmuesin anglez, por ajo u refuzua menjëherë nga Villa.
Përkundër dështimit të tyre për të nënshkruar me Watkins, një sulmues duket se është prioriteti kryesor i Mikel Artetas për afatin kalimtar veror.
Sipas një raportimi nga Transfermarkt, Liverpooli do të konsideronte shitjen e Diogo Jotas për çmimin e duhur këtë verë.
Një raportim i mëtejshëm shton se Arsenali mund të jetë i interesuar për transferimin e portugezit, pasi qendra e sulmit është bërë një pozitë problematike për ta.
Jota mund të zgjidhë problemet e Artetas, pasi ka shijuar një karrierë të suksesshme në Angli me Wolves dhe Liverpool.
28-vjeçari ka realizuar 64 gola për Liverpoolin, ku tetë prej tyre kanë ardhur gjatë këtij sezoni.
Tekniku spanjoll në një intervistë të dhënë më parë e kishte shprehur zhgënjimin e tij për faktin se klubi nuk arriti ta transferojë një sulmues gjatë janarit./Telegrafi/