Site icon Telegrafi

Arsenali po rivalizohet nga klubi i Ligës Premier për Ansu Fatin

Arsenali do të synojë të vazhdojë me fitore në sezonin e ri teksa do të përballet të hënën me Crystal Palacen.

Gunners udhëtojnë në Selhurst Park pasi kanë mposhtur Nottingham Forest në ndeshjen e tyre hapëse të edicionit 2023/24.

Ndërsa ata nuk janë në aksion këtë fundjavë, kjo i jep Arsenalit kohë për të bërë më shumë punë në tregun e transferimeve.

Lexo po ashtu Barcelona ka në shitje tre lojtarë - por njëri mund të shpëtojë

Arsenali thuhet se ka bërë një tentim të ri për sulmuesin e Barcelonës, Ansu Fati. Sulmuesi spanjoll duket se do të largohet nga Katalunia këtë verë pasi nuk është në planet e Xavit.

Sipas raportimeve në Spanjë, Topçinjtë kanë hapur bisedimet me përfaqësuesin e tij Jorge Mendes dhe do të ishin të interesuar ta merrnin atë në Emirates Stadium këtë verë. Fati do të ishte i hapur për t’i dhënë lamtumirën Barcelonës.

Megjithatë, Arsenali përballet me konkurrencë nga rivalët e Ligës Premier, Tottenhami. /Telegrafi/

Exit mobile version