Site icon Telegrafi

Arsenali po punon për rikthimin e Wijnaldum në Ligën Premier

Georginio Wijnaldum u largua verën e vitit të kaluar nga Liverpooli dhe si transferim i lirë u bashkua me Paris Saint Germain.

Por aventura e tij në kryeqytetin francez nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi lojtari nuk po kalon nëpër një moment shumë të mirë.

Përkundër që ka zhvilluar 20 ndeshje me fanellën e PSG-së, në gjysmën prej tyre Wijnaldum është futur në lojë në 20 minutat e fundit të takimit gjë që nuk po i pëlqen atij.

Sky Sports është thirrur në burimet e saj duke raportuar se Wijnaldum nuk është i lumtur në Parc de Princes dhe po mendon rikthimin në Angli.

Arsenali është skuadra që ka filluar të punojë për transfeirmin e holandezit në ‘Emirates Stadium’.

Mikel Arteta e pëlqen jashtëzakonisht shumë lojtarin dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transfeirmin e tij në Londër.

31-vjeçari shihet si një përforcim i madh për mesfushën dhe Sky Sports raporton se Topçinjtë në janar mund të dalin me ofertë zyrtare në drejtim të PSG-së për Wijnaldumin. /Telegrafi/

Exit mobile version