Telegrafi

Arsenali po përgatitë 70 milionë euro për transferimin e një sulmuesi

Arsenali ka shprehur interesim për ta përforcuar repartin ofensivë në afatin kalimtar dimërorë.

Topçinjtë duan me çdo kusht titullin e kampionit dhe trajneri Mikel Arteta po dëshiron ta përforcojë skuadrën në të gjitha repartet.

Reparti ofensivë është më i komplikuar, pasi lojtarët po lëndohen shpesh dhe zëvendësuesit nuk janë të denjë.

Arsenali e ka në listën e transferimeve sulmuesin anglez të West Ham United, Jarrod Bowen.

26-vjeçari ka shkëlqyer me çekanët dhe pëlqehet shumë nga trajneri Mikel Arteta që ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e tij.

Bowen këtë edicion ka realizuar pesë gola dhe ka asistuar në dy të tjerë në tetë ndeshje zyrtare.

Lexo po ashtu Mikel Arteta përditëson gjendjen shëndetësore të Bukayo Sakas para sfidës me Manchester Cityn

The Sun ka raportuar se Arsenali është i gatshëm të ofrojë 70 milionë euro për transferimin e anglezit në Emirates Stadium.

Anglezi mbetet lojtari kryesor i West Ham dhe vështirë se londinezët do të lejojnë largimin e tij. /Telegrafi/