Telegrafi

Arsenali po përgatit 65 milionë euro për transferimin e Mudryk

Mykhaylo Mudryk është bërë një nga emrat më të përfolur në futbollin evropian.

Falë shkëlqimit me Shakhtar Donetsk në këtë edicion, Mudryk është bërë objektiv i top skuadrave evropiane me Arsenalin që po konsiderohet si favoriti kryesor.

Topçinjtë duhet të lëvizin shpejt nëse dëshirojnë të sigurojë shërbimet e anësorit ukrainas, pasi çmimi i tij vazhdon të jetë në rritje.

Sipas gazetarit italian Fabrizio Romano, Topçinjtë janë të gatshëm të paguajnë deri në 65 milionë euro reprezentuesin ukrainas në afatin kalimtar të janarit.

Kërkesat e Shakhtar për yllin e tyre janë në rritje, madje drejtori sportiv i klubit ukrainas ditë më parë kishte thënë se Mudryk është më i mirë se braziliani Antony dhe duhet të paguhet më shumë për të.

Megjithatë Fabrizio Romano ka raportuar se 65 milionë euro do të mjaftonin që sulmuesi anësorë të largohej nga kampioni i shumëfishtë i Ukrainës.

21-vjeçari këtë edicion ka shënuar shtatë gola dhe ka shtatë asistime në 14 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa shkëlqeu në Ligën e Kampionëve ndaj Real Madrid, RB Leipzig dhe Celtic.

Arsenali për ta transferuar ukrainasin duhet të mposhtë konkurrencën e Real Madrid, Romës, Manchester Unitedit, Chelseat, PSG-së dhe Borussia Dortmundit. /Telegrafi/