Telegrafi

Arsenali po mendon për sulmuesin ukrainas Mudryk

 Mykjaylo Mudryk mund të jetë përforcimi i ri i Arsenalit gjatë afatit kalimtar të verës.

Sulmuesi i talentuar ukrainas është duke u kërkuar nga disa skuadra të mëdha evropiane dhe garës së fundmi i është bashkuar edhe Arsenali.

Topçinjtë kanë nisur kontaktet me drejtuesit e Shakhtar Donetsk ku Mudryk ka kontratë deri në verën e vitit 2026.

21-vjeçari shihet si një alternativë mjaftë e mirë e Gabriel Martinelli pasi trajneri Arteta dëshiron t’i ofrojë konkurrencë sulmuesit brazilian.

Në garë për sulmuesin anësorë ukrainas janë edhe disa skuadra tjera evropiane si Juventus, Monaco dhe Bayer Leverkusen.

Lexo po ashtu E gjithë ajo që ndodhi në afatin kalimtar veror 2022

Shakhtari është gati ta shes yllin e tyre të ri nëse vije një ofertë mbi 10 milionë euro, shumë që për Arsenalin nuk përbën problem. /Telegrafi/